Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe i pari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka publikuar një video mesazh në rrjete sociale, përmes së cilës kërkon nga qytetarët që të mblidhen në “Sheshin Skënderbeu” në Prishtinë, për të shënuar 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetorin e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan arbresh.info.
“Të dashur qytetarë, ju ftoj që duke e ruajtur distancën, në sheshin “Skënderbeu” me datën 12 qershor, në ora 17.00 të mblidhemi për të shënuar 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetorin e Lëvizjes Vetëvendosje. Ne ndodhemi në situatën që kërkon durim dhe zgjidhje. Durim për ta përballuar pandeminë dhe zgjidhje duke hyrë në zgjedhje. “, u shpreh Kurti.
Ai më tutje duke kërkuar që vendi të shki në zgjedhje të parakohshme, deklaroi se do të fitojnë mbi shumën e të tjerëve.
Për 15 vite kemi dëshmuar që e bëjmë opozitën fuqishëm si askush më parë, si vjet kemi dëshmuar se e bëjmë qeverisjen mirë si askush tjetër. Në zgjedhjet tjera do të fitojmë mbi shumën e të tjerëve. Ejani nesër në këtë tubim publik, paqësor, ejani masivisht në 15 vjetorin tonë”, tha Kurti./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...