Një ditë pasi bëri të ditur se Qeveria e Kosovës ka themelura Fondin e Sigurisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë edhe një herë thirrje për kontribut në këtë fond.
Ai, thotë se pa ushtri cilësore dhe pa popull aktiv, asnjë projekt nuk është i sigurte, shkruan arbresh.info.
“Historia jonë ka qenë gjithnjë artikulim i ndjenjës së lirisë ndër njerëzit tanë. Çdo familje e jona e ka prekur sakrificën. Populli ynë e di më shumë se kushdo tjetër se çdo arritje duhet të sigurohet. Nëse shekulli i shkuar ishte ai rezistencës, shekulli XXI është shekulli i shtetndërtimit. Ai e di se dialektika e historisë sonë ka kaluar nga rezistenca te liria, nga liria te siguria. Sikurse e di edhe se pa ushtri cilësore dhe pa popull aktiv, asnjë projekt nuk është i sigurte”, shkruan Kurti.
Fondi i sigurisë sipas tij, synon një nga përbërësit më të fuqishëm të themeleve të së ardhmes.
“Kontributi dhe sakrifica kryhet në tashmen për të vendosur sigurinë në të ardhmen. Buxheti prej 100 milionë euro që kemi ndarë për Ministrinë tonë të Mbrojtjes është më i madhi ndonjëherë. Por tani si asnjëherë më parë duhet të jetë edhe më i madh, sepse investimi në siguri është investimi më i sigurtë. I ftoj të gjithë qytetarët e Republikës sonë, së bashku me bashkatdhetarët tanë në diasporë, që të ndajnë thirrjen dhe të kontribuojnë në ngritjen e sigurisë shtetërore”, përfundon Kurti.
Ndryshe, të martën Qeveria e Kosovës ka themeluar Fondin e Sigurisë.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook.
Në përputhje me nevojat e Forcave të Sigurisë së Kosovës, situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë, Kurti pati deklaruar një ditë më parë se ka autorizuar sot Ministrinë e Financave për themelimin e “Fondit të Sigurisë”./arbresh.info/
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?