Përmes një letre drejtuar Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës, i ka shprehur ngushëllimet më të thella atij dhe familjarëve të viktimave të tërmetit që goditi sot Turqinë, kurse të lënduarve u ka uruar shërim sa më të shpejtë.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se në letër, më tej thuhet se në këtë kohë të vështirë, Republika e Kosovës është pranë Republikës së Turqisë dhe popullit turk dhe është e gatshme, mbi bazën e kapaciteteve të saj me Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe ekipet mjekësore, që të ndihmoj në kalimin e kësaj tragjedie.
Kujtomë se sot, pak çaste më parë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së për ndihmë humanitare në rajonet e prekura nga tërmeti i sotëm./arbresh.info
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...