Google ADS

Kurti: Holokausti na shërben si shembull prekës i rreziqeve të fanatizmit dhe jotolerancës

22:03 | 31 Janar 2024
E.G

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori sot pjesë në ceremoninë komemorative në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit e cila u mbajt në Bibliotekën Kombëtare nën organizimin e Ambasadës së Izraelit në Kosovë.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, në mesin e të cilëve krerë të shtetit, ambasadorë e përfaqësues të institucioneve, ai tha se përkujtimi i Holokaustit është detyrë e të gjitha demokracive, pavarësisht rolit të tyre në të.

“Holokausti na shërben si shembull prekës i rreziqeve të fanatizmit dhe jotolerancës dhe se kujtimi i tij i motivon njerëzit që të ngrihen kundër padrejtësisë dhe të promovojnë barazi dhe dinjitet për të gjithë”, u shpreh kryeministri.

Ai shtoi se viktimat nuk duhet të jenë të përkryera që të meritojnë të flasin me zë të lartë dhe autorët duhet të përballen me gjyqin sepse drejtësia është shumë me e përsosur se çdo krim.

“Pesha e vuajtjeve të civilëve, edhe në rast se veprohet në vetëmbrojtje, duhet të jetë busulla e jonë në mënyrën së si ecim përpara” tha më tej ai duke theksuar se asnjë veprim i tanishëm apo i ardhshëm nga asnjë qeveri nuk duhet t’i hapë rrugën revizionit historik.

“Historia e Holokaustit duhet të mbahet mend, por nuk duhet ndryshuar kurrë” tha në përfundim të fjalës së tij, kryeministri Kurti./Arbresh.info/

 

Të ngjashme