Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në konferencën e Fondacionit Friedrich Ebert (FES), në të cilën u bë publikimi dhe prezantimi i Studimit për Rininë 2024.
Përgjatë fjalës së tij, kryeministri kujtoi vitin 2019, kur raportet si Studimi për Rininë 2018/2019 informuan programin tonë zgjedhor dhe më pas edhe programin tonë qeveritar, transmeton Arbresh.info.
“Kjo qasje e politikbërjes së mbështetur në të dhëna na ka përcjellur që atëherë, dhe ka mundësuar që Kosova të ketë demokratizim dhe rritje ekonomike të jashtëzakonshme brenda fare pak viteve.” u shpreh Kurti.
Kryeministri tha se historikisht, rinia ka qenë nismëtare e vendimeve dhe kthesave të mëdha, dhe e dimë rolin e saj në drejtimin e rrugës progresive e progresiste, duke shtuar se edhe rinia sot, kur pyeten për masa specifike, favorizojnë përgjithësisht politika të majta.
“Si një vend që po rritet ekonomikisht shpejt, e majta apo ideali socialdemokrat në praktikë siguron që përfitimet të shpërndahen gjerësisht—posaçërisht te ata që kanë më së shumti nevojë”, tha kryeministri.
“E në sajë të politikave socialdemokrate dhe nismave qeveritare përgjatë këtij mandati, kryeministri theksoi të arriturat si rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto me mesatarisht 6.2%, dyfishimi i eksporteve, rritja me 2/3-tat të të hyrave tatimore, rritja e buxhetit të shtetit nga 2.4 miliardë euro në vitin 2021 në tash 3.6 miliardë euro në buxhetin e vitit të ardhshëm pra rritje prej 50 për qind brenda vetëm 4 viteve, dyfishim i të rinjve të punësuar, arsim i lartë pa pagesë dhe mbi 10 milionë euro bursa për studentët, shtesat për fëmijët dhe nënat lehona të cilat i dyfishuam e i trefishuam sivjet, më shumë se dyfishim i buxhetit të shtetit të dedikuar për blerjen e barnave esenciale, subvencionim i mbi 31 mijë familjeve që investojnë në efiçencën e energjisë apo rritje të pagës minimale dy herë brenda mandatit qeverisës, mes shumë tjerash”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ZKM-së.
“Ne e kuptojmë nevojën për të përmbushur hendekun midis aftësive dhe nevojave të tregut të punës, andaj edhe përmes reformave në sistemin arsimor, rritjes së buxhetit për arsimin, investimin në infrastrukturën arsimore, dhe programi i themelimit të 12 profileve të arsimit dual, sfidat në arsim edhe po adresohen edhe po zbuten. Synimi ynë është që për një diplomë shkolle a fakulteti patjetër të ketë një vend pune në ekonominë e shtetit tonë. E kjo po reflektohet në ngritje të nivelit të kënaqshmërisë te nxënësit dhe studentët, ndonëse ka ende shumë punë për t’u bërë.” tha kryeministri./Arbresh.info
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbwshtesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të kon...
“Shumë po më pëlqen”, Driloni ngacmon Xhenetën