Kurti, Haxhiu e Kadaj-Bujupi arrijnë në Kuvend

10:03 | 23 Nëntor 2017
Arbresh.info

Tre deputetët e Vetëvendosjes ndaj të cilëve dje Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhërarrest, kanë arritur para pak minutash në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Ata kanë arritur së bashku për të marrë pjesë në seancën e radhës të Kuvendit, shkruan arbresh.info.

Urdhërarresti ndaj tyre është lëshuar pasi asnjëri prej tyre nuk ka qenë dje prezent në seancën ndaj tyre dhe deputetit tjetër të VV-së, Faton Topalli të akuzuar për gaz lotsjellës në Kuvend./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1605467839518302/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme