Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se Qeveria Haradinaj duhet të jap dorëheqje. Sipas Kurtit, kjo qeveri e mashtroi popullin kinse do të korrigjojnë kufirin me Malin e Zi, gjë e cila nuk po ndodhë.
I pari i VV-së thotë se liberalizimi i vizave u shndërrua në rekomandimin e radhës dhe mbetet çështje e një të ardhmeje të papërcaktuar.
“Haradinaj lider që ia mban fjalën popullit? Jo, veçse argat i Thaçit që mbahet për karrige!
Saktësisht katër muaj më parë në Kuvendin e Kosovës u ratifikua marrëveshja e Vjenës për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, e cila ia mori vendit tonë 8.200 hektarë.
Asokohe ne këmbëngulëm që kjo marrëveshje të korrigjohej para se të votohej, duke marrë parasysh dokumentacionin dhe hartat, faktet dhe opinionet shkencore të gjeografëve, historianëve dhe ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare, peticionin e mbi 205 mijë qytetarëve, demonstratat më të mëdha në Kosovën e pasluftës… Ky dikur ishte edhe qëndrimi i Haradinajt dhe i Limajt, para se të hynin në qeveri.
Por ata vendosën ta votojnë pa e korrigjuar marrëveshjen, sepse thanë se votimi do ta sillte liberalizimin e vizave. Gjithashtu e garantuan popullin e Kosovës se do të bëhet korrigjimi i vijës kufitare me komision të përbashkët, pas ratifikimit.
Katër muaj më vonë korrigjimi as ka ndodhur, e as ka nisur. Çakorri e Zhlebi tash kanë mbetur përtej kufirit e Kosova u zvogëlua. Ndërsa liberalizimi i vizave u shndërrua në rekomandimin e radhës dhe mbetet çështje e një të ardhmeje të papërcaktuar.
Korrigjimet kufitare, pasi që e ke ratifikuar një vijë të caktuar, funksionojnë vetëm kur jep po aq sa merr, pra tit-for-tat, andaj Kosova tashmë nuk mund t’i marrë ato 8.200 hektarë. Qeveria Haradinaj duhet të japë dorëheqje: ajo e votoi dhurimin e territorit të vendit duke mashtruar publikun, edhe për korrigjimin, edhe për liberalizimin” shkruan Kurti në Facebook.
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...