Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur rreth mundësisë së hapjes së Urës së Ibrit.
Kurti tha se janë duke u bërë të gjitha diskutimet e nevojshme, duke përmendur faktin se në takimet e fundit me liderët e huaj ka diskutuar për këtë çështje.
“Në të gjitha këto takime diskutohet edhe hapja e Urës së Ibrit për të cilën jemi duke i bërë të gjitha diskutimet e nevojshme, si dhe punë tona të shtëpisë si për shembull, trajtimi i draftit preliminar për qëndrueshmërinë fizike të urës teksa presim raportin final e deri të përgatitja për rregullimin e pamjes dhe pastrimin e mjedisit rrotull”, tha Kurti.
Kurti theksoi se hapja e urës është liri e lëvizjes, dhe liria e lëvizjes është e drejtë themelorë si në Kosovë ashtu edhe në Bashkimin Evropian./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...