Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka përkujtuar 22 vjetorin e çlirimit të Kosovës si dhe zbarkimit të këmbësorisë së trupave të NATO-s, më 12 qershor të vitit 1999, shkruan arbresh.info.
Kurti, theksoi se ata të cilët u sakrifikuan për Kosovën sot janë në themelet e institucioneve të Kosovës.
“Në qershorin e vitit 1999, kishim zjarr në qiell dhe zjarr në tok por me 12 qershor këmbësoria e NATO-së, i bashkohet ndërhyrjes nga ajri kundër Jugosllavisë së Milloshoviqit, për ta ndaluar gjenocidin mbi popullin shqiptar, siç e tha edhe Presidentja me 12 qershor ne kremtojmë paqen, çlirimin dhe lirinë dhe këtë ja përkujtojmë vetës për çdo ditë sepse të gjithë ato gra e burra të cilët u sakrifikuan dhanë jetën ndodhën në themelet e institucioneve tona të shtetit tonë të Pavarësisë sonë, të cilën duhet ta shpiem më tej me zhvillim drejtësi dhe demokraci”, deklaroi Kurti.
hyrja e ushtarëve të NATO-s hapi rrugën e kthimit në shtëpitë, tokën dhe vendin e tyre mbi një milionë shqiptarëve të Kosovës të degdisur refugjatë në dhjetëra vende dhe tre-katër kontinente të botës./arbresh.info/
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...
Kurti mbledh ministrat
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministrja Nagavci sot përuron çerdhen në fshatin Milloshevë ...
Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se ...