Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Gjykata Komerciale pritet të funksionalizohet brenda dy muajve, ku sipas tij, do t’i rris sigurinë juridike për bizneset vendore dhe investimet e huaja.
Këto deklarata, Kurti i bëri në ceremoninë e hapjes së parkut gjerman të biznesit në fushën e inxhinierisë mekanike në Kosovë.
“KICK Engineering & Manufacturing Kosova Sh.P.K, është ndërmarrja e parë gjermano-kosovare e KD Business Development në Kosovë .Ai para të pranishmëve tha se investimet e tilla, bashkë me institucionet demokratike dhe qeverisjen e mirë, e bëjnë Kosovën atraktive për investitorët e huaj dhe krijojnë një mjedis miqësor për biznese”, thuhet në komunikatën e kryeministrisë,.
Kurti më tej tha se qeveria për këtë qëllim tashmë ka nisur një sër reformash strukturore në sistemin e drejtësisë dhe administratës publike.
Tutje, i pari i qeverisë tha se shtylla kryesore për krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimit ekonomik është sektori privat.
“Andaj, duke i falënderuar investitorët, ai i siguroi se Qeveria e Republikës së Kosovës është këtu për t’i mbështetur ata në realizimin e qëllimeve të përbashkëta”, thuhet në deklaratë./arbresh.info/
E rëndë, vdes një foshnje e posalindur në QKUK
Lëndohen gjashtë persona në një aksident në Mitrovicë
Shala publikon fotografi të rrallë me Thaçin, Veselin dhe Kr...
Haxhiu kujton Astrit Deharin në përvjetorin e tetë të vdekje...
Hoti: I katërti vit me radhë i humbur në investime kapitale,...
“Prita që po ma jep naj mesazh t’mirë”- Drenusha ia plas vaj...