Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se momentalisht gjendja në veri është e sigurt, sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve të dielën e 23 prillit.
Kurti para gazetarëve theksoi se është në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Kosovës dhe me bashkësinë ndërkombëtare në lidhje me këtë çështje, e cila sipas kryeministrit, nuk është shqetësuese,, të paktën për momentin.
“Çështja e sigurisë më shumë është çështje e ministrisë përkatëse se sa e imja, por ne jemi në kontakt të vazhdueshëm në çdo moment edhe me Policinë e Kosovës dhe veçanërisht me ndërkombëtarët dhe misionet e tyre diplomatike këtu, dhe momentalisht nuk kemi parë indikacione të cilat na çojnë te një tensionim i mundshëm i situatës dhe që cenojnë sigurinë në atë pjesë të vendit”, tha Kurti.
Këto ai i tha pas vendosjes së gurthemelit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës./Arbresh.info/
lexo edhe:
Kurti fton serbët të votojnë të dielën: Kosova është e të gjithëve
Ish-eprori i UÇK-së, Xhevahir Geci i bashkohet PDK-së, do të...
Hoxha: Raportit nëntëmujor i Policisë së Kosovës njofton ulj...
Instruktorët turq trajnojnë ushtarët e FSK-së
Spanjë: 78 persona ende të zhdukur nga vërshimet
Kevin e uron Anën pasi u anulua televotimi nga ‘Vëllai i Mad...
Bay T i dërgon dhuratë Drilonit