Kurti gjatë vizitës në Britaninë e Madhe takohet dhe me liderët e Irlandës së Veriut, kryeministria jep detaje

15:51 | 28 Shkurt 2024
R J

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës në Britaninë e Madhe është takuar edhe me liderët e Irlandës së Veriut.

Ministrja e parë Michelle O’Neill dhe zëvendësministrja e parë Emma Little-Pengelly pritën sot në Kështjellën Stormont kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në këtë takim janë diskutuar çështjet në lidhje me integrimin, pajtimin dhe ndërtimin e paqes.

Ndër të tjerat, me këtë rast u bisedua edhe për qasjen në sistemit e arsimit në Irlandën Veriore.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar. Ai sot pati një takim me Ministren e Parë të Irlandës Veriore, Michelle O’Neill dhe zëvendësministren e Parë, Emma Little-Pengelly.

Biseda u përqendrua në çështje dhe tema që kanë të bëjnë me integrimin, pajtimin dhe ndërtimin e paqes. U theksua vullneti dhe gatishmëria për bashkëpunim dhe ndarje të përvojave në fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë arsimin dhe teknologjinë.

Me këtë rast u bisedua edhe për qasjen në sistemin e arsimit të përbashkët në Irlandën Veriore ku nxënës nga komunitete të ndryshme bëhen bashkë dhe vijojnë mësimet për orë të caktuara gjatë javës

Kryeministri foli për potencialin dhe suksesin e Kosovës në sektorin e teknologjisë, për zhvillimin ekonomik dhe demokratik në vend. Ai uroi znj. O’Neill dhe znj. Little-Pengelly për formimin e qeverisë. Bashkë folën edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në Irlandën Veriore.

Në takim, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme