Kryeministri, Albin Kurti, ka deklaruar se gjatë vitit të fundit përmes Ministrisë së Ekonomisë kanë subvencionuar rreth 10 mijë familje për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se me mbështetjen e Bashkimit Evropian e kanë dyfishuar buxhetin, përcjell Arbresh.info.
“Gjatë vitit të fundit përmes Ministrisë së Ekonomisë kemi subvencionuar afro 10 mijë familje për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje. Këtë vit e kemi dyfishuar buxhetin me mbështetje të Bashkimit Evropian dhe po synojmë të rrisim efiçiencën e energjisë edhe për shumë familje të tjera. Aktualisht është i hapur subvencioni për pajisje efiçiente shtëpiake dhe për sisteme diellore për ngrohje të ujit sanitar”, shkroi Kurti.
Kurti, poashtu, ka ftuar qytetarët që të aplikojnë dhe të përfitojnë nga ky subvencionim./Arbresh.info/
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj