Google ADS

Kurti: Gazetarët e bëjnë të mundur të mësohet e vërteta

19:44 | 3 Maj 2021
A. B.

Sot u shënua Dita Botërore e Lirisë së Shtypit.

E në këtë ditë të rëndësishme nuk kishte si të mungonte urimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, shkruan portali arbresh.info

Kryeministri në një postim në ‘Twitter’ ka shkruar për këtë ditë duke thënë se gazetarët bëjnë të mundur që të mësohet e vërteta.

“Gazetarët bëjnë të mundur që ne të mësojmë të vërtetën. Puna e tyre është thelbësore për shëndetin dhe mbijetesën e demokracisë sonë, ashtu si edhe liria dhe autonomia e tyre për të ndjekur të vërtetën.

Në “Në Ditën e Lirisë së Shtypit ne i falënderojmë ata për rolin e tyre jetësor në mbajtjen e ne të informuar” – ka shkruar Kurti.

Këto fjalë të Kurtit vijnë në një kohë kur mediat në Kosovë po kritikohen nga qeveria. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme