Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Kurti përmes një shkrimi në Facebook kujtoi vlerat e solidaritetit dhe sakrificës që na përkujton kjo festë duke thënë se “nuk jemi atë që kemi secili, por jemi ajo që ua japim të tjerëve – pra, jo sa mbajmë për vete, por çka ndajmë me të gjithë”.
“Gatishmëria për sakrificë si vlerë dhe shembull, ndihma e solidariteti me të varfërit dhe të afërmit, shënojnë këtë festë për të cilën ua dëshiroj zemrat dhe sofrat të mbushura përplot. Mbarësia e mirësia, shëndeti e lumturia, qofshin gjithmonë me Ju!” ka shkruar Kurti
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...