Kurti garanton arritjen e marrëveshjes para 24 dhjetorit

11:00 | 13 Dhjetor 2019
arbresh.info

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka garantuar arritjen e marrëveshjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës para 24 dhjetorit, datë e vendosur nga Presidenti për konstituimin e legjislaturës së shtatë.

“Ne kemi takime në vazhdimsi me LDK-në në kërkim të arritjes së marrveshjes. Takimet i kemi të përditshme dhe bësojmë që para 24 dhjetorit të finalizojmë marrveshjen. Ne kemi harmonizuar programin”, është shprehur ai, raporton arbresh.info.

Këto komente ai i ka bërë pasi ka regjistruar mandatin e deputetit.

” Sot u regjistrova si deputet. I uroj të gjithë ata që do të jenë deputetë në këtë legjislaturë”, deklaroi Kurti para medieve.

Mësohet se  Kurti e Mustafa do të mbajnë një takim gjatë dites së sotme për të vazhduar diskutimin për arritjen e një marrveshje për bashkqeverisje.

EKSKLUZIVE/ “Hesapet” brenda LDK-së lënë pezull marrëveshjen, detaje edhe nga qëndrimet e Vetëvendosjes

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme