Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar për pozitat e lira të punës nëpër Ndërmarrjet Publike dhe ka ftuar qytetarët që të aplikojnë.
Kurti ka thënë se fton veçanërisht gratë, personat me nevoja të veçanta dhe pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë, që të aplikojnë në konkurset e hapura “për të realizuar këtë potencial dhe për t’i rikthyer ndërmarrjet tona publike në kontribues të zhvillimit ekonomik dhe të mirëqenies së gjithmbarshme”.
Ky është njoftimi i plotë i kryeministrit:
Suksesi në rimëkëmbjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve tona publike varet sa nga vullneti aq edhe nga angazhimi. Vullneti i institucioneve. Angazhimi i profesionistëve.
Ne jemi të bindur se ndërmarrjet publike kanë potencialin që të jenë motori i zhvillimit ekonomik ngase operojnë në sektorët kyç të ekonomisë si ai i energjetikës, minierave, komunikimeve postare e elektronike, transportit hekurudhor, e ujërave.
Kjo na bën që të jemi të përkushtuar që në to të angazhohen profesionistë me aftësi e përgatitje të duhura krahas integritet personal.
Andaj, ftojmë të gjithë, veçanërisht gratë, personat me nevoja të veçanta dhe pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë, që të aplikojnë në konkurset e hapura për të realizuar këtë potencial dhe për t’i rikthyer ndërmarrjet tona publike në kontribues të zhvillimit ekonomik dhe të mirëqenies së gjithmbarshme. /arbresh.info/
Osmani takon studentë shqiptarë në New York: Do të lënë një ...
Duda Balje thotë se mbrëmë u rrah një 20-vjeçar nga një roje...
Sulmet ajrore amerikane në Siri vrasin 37 militantë të lidhu...
Osmani takoi Kardinalin e Vatikanit, theksoi rëndësinë e njo...
Të paktën 64 vetë humbin jetën, miliona pa energji elektrike...
Rumania përballet me rrezikun e përmbytjeve