Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar deputetët e PAN-it dhe LAA për t’ju bashkuar në bisedime për të formuar qeverinë e re të Vetëvendosjes.
“Ne nuk mund të kemi pushtet të ri me regjimin e vjetër,” është shprehur Kurti, shkruan arbresh.info.
Ai beson se parandalimi i një qeverie “të regjimi” të vjetër i hapë rrugë Vetëvendosjes si bartëse e këtij procesi, dhe “ta qojmë në vend zërin e qytetarëve”.
Albin Kurti ka folur edhe për takimin me kreun e AKR-së Behgjet Pacolli, që ndodhi paraditen e së martës në hotelin e këtij të fundit.
“Nuk kam se çka i shtoj shumë sqarimit të z. Behgjet Pacolli. Ne kemi pasur bisedime edhe para zgjedhjeve të cilat nuk u patën kurorëzuar ne finale me sukses. Por tash ne i bëjmë ftesë komplet atij koalicioni (LDK-AKR) në mënyrë që në Kosovë ta hapim një kapitull krejtësisht të ri në përputhje me vullnetin e qytetarëve,” tha Kurti në një konferencë për media.
“Takime të tilla çfarë kanë qenë sot, por jo më aq të rastësishme, në ditët në vijmë do t’i shpështojmë”, ka shtuar kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti./arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë