Kurti fton në takim kryetarët e komunave

21:55 | 30 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar në takim kryetarët e komunave të Kosovës.

Në ftesën që u është dërguar atyre të cilën e ka siguruar arbresh.info, temë e takimit do të jetë zbateushmëria e masave kundër Covid-19.

Takimi do të mbahet në ora 10:00 në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Qeveria të hënën ka fomruar Komitetit për Menaxhimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë.

Nga e hëna kanë hyrë në fuqi edhe masat e reaj, ku është kthyer kufizimi i lëvizjes, shkurtimi i oratit të punës për gastronomi etj.

Javët e fundit në Kosovës është rritur numri i rastëve me të vdekur dhe të infektuar me Covid-19./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme