Google ADS

Kurti fton mërgimtarët që të regjistrohen: Mundësi për të forcuar lidhjen me atdheun

12:55 | 25 Gusht 2024
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen përmes platformës e-diaspora deri më 31 gusht.

Ai ka thënë procesi i regjistrimit si qytetarë jo rezident të Republikës së Kosovës është mundësia juaj për të forcuar lidhjen me atdheun, shkruan Arbresh.info.

“Procesi i regjistrimit si qytetarë jo rezident të Republikës së Kosovës është mundësia juaj për të forcuar lidhjen me atdheun. Duke u regjistruar, ju bëheni pjesë aktive e ndërtimit të së ardhmes së Kosovës dhe të vetë mërgatës. Përdorni të drejtën tuaj kushtetuese dhe regjistrohuni online përmes platformës e-diaspora deri më 31 gusht 2024.”, ka shrkuar ai.

Ai tha se krahas platformës e-diaspora, ju mund të informoheni dhe sipas nevojës edhe të ndihmoheni për t’u regjistruar, në objektet e komunave rajonale të Kosovës, nga zyrtarët e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

“Regjistrimi është i shpejtë dhe i lehtë, por me ndikim të madh. Të dhënat tuaja do të ndihmojnë në krijimin e politikave që mbështesin mërgatën, përmirësojnë shërbimet, si dhe forcojnë lidhjet kulturore dhe arsimore me atdheun.”, u shpreh ai.

“Mërgata është pjesë e pandashme e kombit tonë, andaj ju ftoj që të regjistroheni secili dhe secila prej jush!”, përfundoi Kurti./Arbresh.info/

Të ngjashme