Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e përbashkët me presidentin francez Emmanuel Macron, ka thënë se Kosova do të jetë gjithnjë me aspirata evropiane.
Kurti ka falënderuar presidentin francez për rolin e Francës në bombardimet ndaj Serbisë si dhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ai në këtë takim ka folur edhe për dialogun ku është shprehur se po ndjek zhvillimet në Bruksel, ku tha se ka një dinamikë dhe një përbërje më të drejtë.
“Jam i privilegjuar të jem këtu me ju. Kosova do të jetë gjithnjë me aspiratat evropiane dhe demokratike. Dua të ju shpreh edhe një herë falënderimin e popullit të Kosovës për vlerën e lartë që treguat për t’i dhënë fund regjimit të Serbisë”, tha Kurti.
Ai ka ftuar presidentin francez ta vizitojë Kosovën./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën