Kurti fton komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian që të aplikojnë për punësim në institucionet e Kosovës

14:40 | 23 Qershor 2024
K.B

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka ftuar pjesëtarët e të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian që të aplikoni në thirrjet e hapura për punësim në institucionet publike të Kosovës.

Përmes një video-mesazhi në Facebook, Kurti ka thënë se pjesëmarrja e tyre në jetën institucionale është qenësore për shtetin, republikën, dhe shoqërinë tonë.

“Ju bëj ftesë të rejave dhe të rinjve, të gjithë pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian që të aplikoni në thirrjet e hapura për punësim në institucionet publike të Kosovës. Kontributi dhe pjesëmarrja e juaj në jetën institucionale është qenësore për shtetin, republikën, dhe shoqërinë tonë”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme