Google ADS

Kurti fton kompanitë gjermane që të eksplorojnë mundësitë që ofron Kosova

19:03 | 24 Prill 2024
E.G

Në kuadër të vizitës dhe pjesëmarrjes së bizneseve nga Kosova në panairin Hannover Messe 2024, nën organizimin e Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari morën pjesë në prezantimin dhe diskutimin me biznese (Bussiness to Busisness).

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeministri listoi dhe shtjelloi katër faktorë kryesorë që e bëjnë Kosovën destinacion të veçantë për investime të huaja nga Gjermania.

Të parin e renditi besimin e fortë dhe lidhjet historike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, të përforcuara nga diaspora jonë.

Të dytin, ndryshimet gjeopolitike dhe ekonomike që e bëjnë Kosovën vend të përshtatshëm për nearshoring dhe përkushtimin tonë për demokraci dhe liri ekonomike.

Dinamizmi ekonomik, gatishmëria për investime, rritja e Bruto Produktit Vendor dhe projektet e mëdha infrastrukturore, përfshirë ato në fushën e energjisë, i theksoi si faktor të tretë. Kurse sektorin e teknologjisë dhe atë të prodhimit, bashkë me përparësinë konkurrues dhe frymën innovative, si faktor të katërt.

Ai i ftoi kompanitë që të eksplorojnë mundësitë që ofron Kosova dhe ta vizitojnë atë që të njëjtat t’i shohin nga afër./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme