Me rastin e Ditës së Forcës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka parë për së afërmi kapacitetet ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Duke theksuar nënshkrimin për hapje të fabrikës për prodhim të municionit, Kurti tha se në qeverisjen e tij ka pasur dyfishim të ushtarëve.
“Në qeverinë tonë ka pasur dyfishim të ushtarëve, trefishim të buxhetit, katërfishim të trajnimeve dhe shumëfishim në armatim. Forca jonë po forcohet vazhdimisht dhe më këtë edhe Republika e Kosovës”, shtoi ai.
Edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se është hap me rëndësi për FSK plotësimi i infrastrukturës për FSK-në.
“Këtë ditë po e shënojmë më një hap të rëndësishëm në plotësimin e infrastrukturës për FSK-në, në fillimin e industrisë ushtarake që është një komponentë më rëndësi për qëndrueshmëri shtetërore në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë”, theksoi Maqedonci
.
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes