Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me miratimin e ligjit për Fondin Sovran, Kosova është vendosur në hartën financiare të rajonit dhe Evropës.
Kurti, tha se Fondi Sovran do të punojë që t’i forcojë ndërmarrjet publike të vendit dhe ato sipas tij, t’i shndërrojë në korporata të fuqishme të vendit.
“Pas një pune të gjatë ekipore në konceptin dhe ligjin për Fondin Sovran, në bashkëpunim me donatorët, ekspertët dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë që e kanë mbështetur këtë projekt, Kuvendi i Republikës së Kosovës sot miratoi në leximin e dytë Projektligjin për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës”, shkruan Kurti në Facebook.
Sipas tij me këtë vendin Kosova është vendosur në hartën financiare të rajonit dhe të Evropës, dhe kanë vënë vumë bazën për krijimin e një trashëgimie për gjeneratat e ardhshme.
“Me këtë vendim e vendosëm Kosovën në hartën financiare të rajonit dhe të Evropës dhe vumë bazën për krijimin e një trashëgimie për gjeneratat e ardhshme. Fondi Sovran do të punojë që t’i forcojë ndërmarrjet publike të vendit dhe ato t’i shndërrojë në korporata të fuqishme të vendit dhe më tej. Fondi Sovran do të sjellë një cikël të ri investimesh në vend duke e lidhur Kosovën me tregjet botërore financiare dhe duke e ngritur dhe shtuar qarkullimin e kapitalit investiv për gjithë ekonominë e vendit”, shkruan tutje.
Kurti potencoi se ligji është vetëm hapi i parë, meqë sipas tij, Qeverinë e presin punë të shumta në ndërtimin e strukturës organizative të Fondit Sovran dhe në thellimin e reformave në sektorin publik për përgatitjen e ndërmarrjeve që do të inkorporohen si asete të Fondit Sovran.
“Për këtë ne do të vazhdojmë të punojmë me ekspertët e vendit dhe ata ndërkombëtarë dhe të mësojmë nga përvojat më të mira ndërkombëtare të fondeve sovrane në Evropë dhe në botë, por edhe në nismën për krijimin e kornizës ligjore për tregun e kapitalit në Kosovë”, shkruan Kurti./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...