Google ADS

Kurti flet sot për takimin në Bruksel

07:06 | 24 Gusht 2022
K.B

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot me ç’rast kryeministri Albin Kurti do të adresohet për takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, në një përgjigje për arbresh.info, ka thënë se Kurti adresimin do ta bëjë të mërkurën në fillim të mbledhjes së kabinetit qeveritar.

“Në lidhje me takimin e datës 18 gusht në Bruksel, Kryeministri Kurti do të flasë këtë të mërkurë në adresimin e tij në fillim të mbledhjes së kabinetit qeveritar”, ka thënë Kryeziu.

Mbledhja e Qeverisë pritet të fillojë në orën 10:00.

Kurti takoi presidentin e Serbisë më 18 gusht në Bruksel, megjithatë nuk arritën asnjë marrëveshje për reciprocitetin në targa dhe letërnjoftim. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme