Lider i Lëvizjes Vetëvendosje, njeherit edhe kandidat për kryeministër, Albin Kurti ka mbajtur konferencë për medie, pas rezultateve të publikuara deri më tani nga KQZ.
Në këtë konferencë, Kurti u paraqit si kryeministër i ardhshëm i Kosovës, ku shpalli fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në këto zgjedhje.
Kurti tha se qysh nga nesër do të filloj negociatat për koalicione për krijimin e qeverisë së re, shkruan arbresh.info
“E shpall fitoren e LVV në zgjedhjet e 6 tetorit të 2019. Kemi punuar shumë jemi angazhuar gjatë dhe gjithçka ja ka vlejtur, gjithçka çfarë kemi bërë. Prej nesër do të filloj përgatitjet për qeverinë e re e cila do ti shërben qytetarët, dhe do ta vendosë Kosovën në binarë” tha Kurti
Ai tha se që nga nesër do të kontaktoj me LDK-në për koalicion qeveritar.
“Qysh nesër do vendos kontakt me LDK-në , që ta kurorëzojmë ndryshimin dhe të bëjmë Qeveri. Kapja e shtetit le të na kujtohet si ëndërr e shkuar”, tha Kurti.
Po ashtu, Kurti falënderoj interesimin e qytetarëve të Kosovës në këto zgjedhje./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2518145191586035/?notif_id=1570338085043083¬if_t=live_video_explicit
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...