Albin Kurti thotë se krerët e institucioneve heshtin, kur veteranët arrestohen “në mes të Prishtinës”. Vetë thotë se do t’i mbronte ata. E, çfarë do të bënte Kurti për ta ndalur Policinë e Prokurorisë në Hagë? Lëvizja Vetëvendosje, megjithatë nuk ka ndonjë përgjigje.
“PDK nuk i mbron, se e ka hallin e pasurive të veta të paligjshme, LDK nuk i mbron, se asisoj e ka drejtimin politik”. Kësisoj, Lëvizja Vetëvendosje ka nisur flirtin me veteranët e UÇK-së, që sipas Kurtit, është streha e atyre që luftuan.
Në një fjalim të ish-kryeministrit Albin Kurti, në fakt disa fjalimeve të tij, përsëritet se LVV-ja do t’i mbronte veteranët e UÇK’së, po të ishte në Qeveri.
Nuk është e qartë se si do të bëhej kjo mbrojtje e veteranëve, tash kur arrestimet po bëhen me fletarreste të lëshuara nga gjykata, e krijuar me ligj të votuar në Kuvendin e Kosovës.
Si do t’i mbronte LVV-ja veteranët nga arrestimet? A i bie se do t’i pengonin fizikisht forcat e policisë së Eulex-it?
Zyra për Media e LVV-së, deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, nuk është përgjigjur në pyetjet e Gazetës Express rreth deklaratës së Kurtit për mbrojtjen e veteranëve.
Partia e Kurtit ka kundërshtuar vazhdimisht misionin e Eulex-it në Kosovë. Ka përvojë edhe në rrotullimin e veturave të Eulex-it. Megjithatë, Kurti nuk ka dhënë detaje se si mendon se do t’i arrestimet.
“Unë publikisht kam thënë në parlament, se po të jetë në qeveri VETËVENDOSJE!, ne do t´i mbronim luftëtarët e UÇK-së”, ka thënë Kurti gjatë mbledhjes virtuale të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.
Lideri i LVV-së, që ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit, thotë se institucionet po heshtin e veteranët po arrestohen me polici speciale midis Prishtinës.
“…por Thaçi, bashkë me LDK-në e rrëzoi qeverinë tonë të mirë sepse ishte qeveri e mirë. Kush po i mbron tash ushtarët e UÇK-së? Është për të ardhur keq se si askush nga qeveria e nga presidenca, pra nga institucionet tona, nuk po e çel gojë. Kur po arrestohen me polici speciale në mes të Prishtinës veteranët e luftës, krerët e institucioneve po heshtin”, tha Kurti.
Tutje, lideri i LVV-thotë se partia e tij është e vetmja që i mbron “me sinqeritet e me zemer” veteranët e UCK-së.
“Veteranët e luftës të cilët nuk janë përzier me korrupsion, e të cilët janë shumica, janë 99% e veteranëve, ata sot duhet ta kenë më të qartë se kurrë, se i vetmi subjekt politik që me sinqeritet e me zemër i mbron, është Lëvizja VETËVENDOSJE!”, është shprehur Kurti.
Javën e kaluar, në Prishtinë janë kryer tri arrestime nga Tribunali Special i Hagës.
Është arrestuar ish-eprori i UÇK’së në zonën operative të Llapit, Salih Mustafa, si një nga të parët që i është konfirmuar aktakuza për krime lufte.
Polciia e Eulex-it, të premten bastisi zyrat e Organizatës Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës. Pas disa orë bastisje, nxorën në pranga kreun e kësaj organizate, Hysni Gucatin. Disa orë më pas, policët e Eulex-it, në shoqëri të hetuesve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, arrestuan edhe nënkryetarin Nasim Haradinaj në lagjen Pejton, duke hyrë në objektin e Televizionit 7.
Dy udhëheqësit e OVL-UÇK-së u arrestuan, pasi publikuan dosje që dikush ua kishte sjellë në zyrat e tyre, e sipas veteranëve, kishin rrjedhur nga Prokuroria e Hagës. Në këto dokumente u zbuluan identitet e viktimave, dëshmitarëve dhe të dyshuarve.
Donald Trump konfirmon se Elon Musk do të bashkëdrejtojë “de...
SHBA-Ukrainë, bisedojnë drejtuesit e mbrojtjes
Miku i madh i shqiptarëve bëhet drejtor i CIA-s
Xuxi: Zemra po më plas – Driloni i qëndron pranë
Deklarimet për nënën e Xhenetës, Xuxi i bie pishman dhe mend...
Parashikimi i motit në Shqipëri, Reshje shiu në disa zona