Personat që mbrëmë u lënduan në një aksident në Serbi janë jashtë rrezikut për jetën.
Kështu ka bërë të ditur, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, raporton arbresh.info
“Fatmirësisht të gjithë qytetarët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë. Shpirtërisht jemi me ta derisa ata kalojnë mijëra kilometra në këto kohë të acarta të dimrit. Sakrifica kontributi dhe mundi i tyre për të qëndruar sa më afër familjarëve në Kosovë është për tu admiruar, urojmë që udhëtimet e tyre të jenë sa më të lehta e të sigurta, ju uroj shërim të shpejt e të plotë të gjithë të lënduarve”, u shpreh Kurti.
Këtë koment, Kurti e bëri gjatë mbledhjes së Qeverisë të mbajtur në këto momente.
Kryeministrit gjithashtu tha se institucionet e Kosovës do të bëjnë gjithçka për t’i ndihmuar të prekurit nga ky aksident.
Ndryshe mbrëmë një autobus i linjës Prishtinë-Graz (Austri) ishte aksidental rreth orës 22:00 në Kupci të Madh afër Krushevcit, në Serbi ku nëntë persona u lënduan. /arbresh.info/
34 vjet nga bashkimi i Gjermanisë
Të paktën gjashtë të vrarë nga një sulm izraelit në Bejrut
Sot përurohet Klinika e re e Ortopedisë, merr pjesë Vitia
Francë, kundërshtohet me protesta reforma e pensioneve
Shpërthim në Zubin Potok, përfshihet nga zjarri një ndërtesë...
Komisioni i posaçëm mblidhet sot