Google ADS

Kurti flet për marrëveshjen me LDK-në: Jemi në fund, por e kemi një gurë në rrugë

19:17 | 24 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ishte i pranishëm sot në pritjen solemne të organizuar nge Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji.

Kurti uroi të gjithë besimtarët katolik me rastin e Krishtlindjeve, shkruan arbresh.info

Krahas urimit që dha për besimtarët katolik, Kurti mori një urim nga Ipeshkvi i Kosovës për formimin sa më të shpejtë të qeverisë.

E këtij urimi Kurti iu përgjigj duke thënë se janë në fund të rrugës për ta formuar qeverinë së bashku me LDK-në.

“E falënderoj për urimin e tij për formimin e qeverisë. Për formimin e qeverisë me parterin tonë ne jemi ka fundi, e kemi një gurë në rrugë, e që nuk është as shkëmbë as guralec. Mirëpo me urimet e Dodë Gjergjit, e lutje të tjera do ia dalim me sukses. Kur t’i kemi rezultatet konkrete do të tregojmë”, tha Kurti./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/589910081582323/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme