Kurti flet për Asociacionin, numëron gjashtë kushte që mund të çojnë deri në formimin e tij

11:31 | 2 Shkurt 2023
K.B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, para deputetëve është deklaruar  para deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Kurti tha se të gjitha takimet e deritanishme të organizuara me ndërmjetësues perëndimor.

“Në të gjitha takimet e deritanishme të organizuara me ndërmjetësues perëndimor, kam kërkuar që sa më shpejtë të dakordohemi për planin franko-gjerman të propozuar në vitin 2022.  Jemi zotuar që ja më parë të nënshkruhet nga të dyja palët. Kam kërkuar nga Borell që sa më parë të na ftojë në takim dhe ta nënshkruajmë atë dokument. Por të na garantojë që ajo të implementohet nga palët. Në kuadër të këtij neni edhe ajo e vitit 2013. Çfarëdo neni që të nxirret dhe të thuhet që ky duhet së pari të zbatohet”, u shpreh Kurti.

Tutje Kurti tha se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me kushtetutën

“Marrëveshja me qendër njohjen duhet që të ketë edhe rregullimin e situatës për komunitetet e tjera. Asociacioni i komunave i dale nga dialogu i Burkselit, apo siç njihet ndryshe e normalizimit. Asociacioni duhet të jetë në përputhje me kushtetutën. Nuk duhet të jetë një etnik. Duhet të hiqet bordi dhe kuvendi, duhet të jetë vetëm si OJQ. Para vendosjes së asociacionit duhet të shuhen strukturat ilegale dhe të forëzohen armët. 5 duhet të ratifikohen në kuvendin e Serbisë. 6 Serbia t’i tërheqë letrat që i ka dërguar tek 5 shtetet e BE-së për mosnjohje të Kosovës”, tha Kurti. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme