Pas takimit me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se në të gjitha takimet që kanë pasur me ndërkombëtarët, u është kërkuar që të arrihet marrëveshja me LDK-në, por sipas tij, ndërkombëtarët nuk bëjnë trysni për elementet e marrëveshjes në mes dy partive.
Kurti ka thënë se për ndarjen e ministrive dhe të gjitha çështjet e marrëveshjes do të diskutojnë në procesin e bisedimeve.
Ai u shpreh optimist se do të arrihet marrëveshja me LDK-në.Kurti u ka thënë gazetarëve sot se votimi i qytetarëve e bënë marrëveshjen më të nevojshme.
“Jemi në kontakt të vazhdueshëm sepse ditët po shkojnë, por duhet ta kuptoni që nuk mund të mbajmë seancë para datës 26 dhjetor dhe kjo nuk ka qenë në dorën tonë, është presidenti aktual ai i cili ka shfrytëzuar maksimalisht ditët për të caktuar seancë, ka mundur të caktojë më herët, e ka caktuar ditën e fundit të mundshme, 26 dhjetorin, ne i kemi këto ditë tash që ta përmbyllim marrëveshjen tonë, po e theksoj, vullneti, dëshira, votimi i qytetarëve e bënë marrëveshjen tonë më shumë se sa të nevojshme, tash është e pamundshme mos të kemi takime, marrëveshja besoj që është e mundshme por këtë gjë duhet të ia lëmë procesit të bisedimeve, procesit të negociatave”, ka thënë Kurti, para mediave.
Kurti tha se nuk mund të jap lajme për marrëveshjen derisa nuk ka rezultate.
Ndërkohë për ndarjen e ministrive dhe opsionin e ndarjes së tyre gjashtë me katër, Kurti tha se do të diskutojnë në takimet e radhës. Por u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshje.
“Të gjitha këto çështje diskutohen në procesin e bisedimeve, qëndrimet tona janë të qarta sa i përket se si ne e synojmë atë marrëveshje. Mos harroni nuk kanë qenë të kollajshme ato gjashtë takimet për harmonizimin e programeve, për ato ka pasur më pak interesim, për këtë ka më shumë, jam optimist që do të ia dalim”, tha ai.
E sa i përket presionit ndërkombëtar për formimin e institucioneve, Kurti tha se ata nuk bëjnë trysni për elementet e marrëveshjes, veçse e kërkojnë arritjen e saj.“Me siguri që në të gjitha takimet që kemi pasur me faktorë ndërkombëtar kryefjala është duhet të bëhet marrëveshja. Ne këtë e kemi kërkuar qysh në fillim e kemi deklaruar qysh në fillim dhe kemi vullnet që tash në këto ditët e mbetura përfundimisht ta realizojmë këtë marrëveshje. Faktorët ndërkombëtar nuk bëjnë asnjë trysni konkrete për elementet tona të marrëveshjes veçse thonë bëjeni atë marrëveshje”, tha Kurti.
Ai tha që beson se vullneti i mirë i ndërkombëtarëve dhe i dy palëve duhet të rezultojë me një marrëveshje, por nuk që nuk mund t’i thotë konkretisht elementet e saj pa u arritur ajo./KP
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...