Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se për veprimet kundërvajtëse të së kaluarës kanë mbajtur burg.
Kurti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se konceptet dhe parimet e Vetëvendosjes nuk kanë ndryshuar por sipas tij kanë ndryshuar vetëm në aspektin se kanë strategji më të avancuar.
I pyetur nëse u qëndron asaj që e kishte quajtura flamurin shtetëror të Kosovës lara-lara ai është përgjigjur me shaka: “Flamuri i Kosovë lara-lara është. Nuk është se unë ia kam zgjedhur ngjyrat”.
Kurti thotë se mos pranueshmëria ndaj flamurit ka ndodhur për shkak të miratimit të tij në ditën që është shpallur pavarësia dhe pa u bërë asnjë diskutim.
Duke folur për aksionet e së kaluarës, Kurti thotë se për ato kundërvajtjet aktivistët dhe zyrtarët kanë mbajtur burg.
“Unë më së shumti kam mbajtur burg për kundërvajtjet. Këta i zhvatën miliardat e nuk e mbajtën asnjë ditë burg, ndërsa ne për kundërvajtjet tona kemi paguar me burg”, tha mes tjerash Kurti.
https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/950560025307643/?t=0
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...