Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e 106-vjetorit të festës së Pavarësisë së Finlandës.
Sipas kryeministrisë, në fjalën e tij, Kryeministri Kurti theksoi se Finlanda është një vend model për Kosovën, sepse ajo ilustron shumë nga vlerat dhe aspiratat tona kyçe, përcjell Arbresh.info.
Ai kujtoi partneritetin e rolin e Finlandës gjatë viteve dhe ndihmën e drejtpërdrejtë ndaj vendit tonë, përfshirë mbështetjen për liberalizimin e vizave.
”Agjencia Finlandeze e Zhvillimit Ndërkombëtar ka qenë e rëndësishme në mbështetjen e projekteve jetike në edukimin për të drejtat e njeriut, barazinë gjinore, kujdesin shëndetësor dhe më shumë.” shtoi kryeministri Kurti.
Miqtë më të mirë nuk janë vetëm shoqërues në gëzim, por mentorë në të mësuar, veçoi kryeministri, duke thënë se Kosova është ambicioze dhe e përkushtuar që t’i pasqyrojë këto vlera të progresit social, sigurisë, inovacionit dhe t’i bashkohet institucioneve euroatlantike dhe evropiane.
Në përfundim, kryeministri Kurti tha se ndërsa lidhjet tona vazhdojnë të rriten, ne presim me padurim mundësitë e shumta të bashkëpunimit që kemi përpara./Arbresh.info/
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë