Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar figurën e Fehmi Aganit në 25 vjetorin e vrasjes së tij më 6 maj të vitit 1999.
Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruar se Fehmi Agani Fehmi vra në kohën kur operacionet gjenocidale të forcave policore e ushtarake të Serbisë në Kosovë ishin në kulmin e tyre, shkruan Arbresh.info.
“Më 6 maj 1999, ai kishte hipur bashkë me familjen e tij në një nga trenat me të cilët po deportoheshin shqiptarët nga Kosova drejt Maqedonisë së Veriut. Rreth orës 13, treni i tyre u kthye sërish për në Fushë Kosovë, por pak pa arritur, treni u rrethua nga policia të cilët i zbritën të dëbuarit nga vagonët dhe i hipën në tre autobusa”, shkroi ai.
“Një polic serb e pikasi Profesor Aganin mes të tjerëve, e ndau nga familjarët duke e zbritur nga autobusi dhe bashkë me policë të tjerë e hipën në një veturë të kuqe. Fehmi Agani u ekzekutua atë ditë, në afërsi të Lipjanit nën një urë. Prej atëherë dhe deri sot që u bënë 25 vite, rrethanat e vrasjes së Fehmi Aganit nuk janë sqaruar plotësisht, kurse ekzekutuesit e tij nuk janë nxjerrë para drejtësisë”, shtoi Kurti.
“Pasi kishte diplomuar në filozofi, kishte magjistruar në shkenca politike dhe kishte doktoruar në sociologji, Fehmi Agani krijoi një profil të pasur si profesor universitar dhe studiues e autor. Vepra e tij e shkruar, e ka ruajtur relevancën e saj teorike dhe historike falë origjinalitetit në qasje dhe aktualitetit të temave të trajtuara. Fehmi Agani ishte një nga intelektualët më të shquar dhe më të angazhuar politikisht në vitet ’90, si nënkryetar i partisë Lidhja Demokratike e Kosovës. Në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, Fehmi Agani shihej si një figurë politike racionale që mund të shërbente si një busull mes turbullirave politike të kohës në Kosovë. Aktiviteti politik i tij dhe angazhimi i Profesor Aganit për lirinë e Kosovës, e kanë fiksuar biografinë e tij në historinë politike të Kosovës”, u shpreh mes të tjerash kryeministri.
“Fehmi Agani do të kujtohet përherë mes të rënëve të popullit tonë në përpjekjet dhe sakrificat për liri të Kosovës!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
PDK mbledh Shtabin Qendror Zgjedhor, diskutojnë për mobilizi...
Mbi 70 të vdekur në Etiopi nga një aksident me kamion
Zhvillimet e vitit 2024 në Shqipëri, SPAK protagonist
Ancelotti flet për objektivat e Real Madridit këtë sezon dhe...
Sulmi në Iber-Lepenc, Kurti: Partnerët tanë nuk po duan ta f...
Ri-akreditohen shtatë laboratorë të Agjencisë së Kosovës për...