Google ADS

Kurti: Faturat që ne po paguajmë janë pasojë e mosveprimit të dy dekadave në zhvillimin e qëndrueshëm në energjinë elektrike

16:02 | 19 Janar 2022
L G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thirru konferencë për media për të sqaruar çështjen e shtrenjtimit të energjisë elektrike si dhe ndarjes së subvencionimit prej 75 milionë euro për familjet që përdorin deri në 600 KWh energji elektrike në muaj si dhe tek bizneset.

Kurti tha se vendimet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) janë të pavarur dhe nuk mund të ndikohen nga askush, madje as nga Qeveria e Kosovës.

“Si pasoj e krizës global energjetike që ka shkaktuar rritjen e çmimeve të energjisë në nivele të papara dhe për shkak të avarive në termocentralet e KEK-ut, që e kanë rritur nevojën tonë për të importuar energji. Ligjërisht ZRrE-ja dhe bordi i saj janë të pavarur dhe nuk mund të ndikohen nga kushdo në marrjen e vendimeve të tyre, përfshirë edhe qeverinë tonë”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti nuk kurseu akuzat për qeveritë e kaluara, të cilat sipas tij kanë sjellë vendin në këtë gjendje të krizës energjetike, shkruan arbresh.info.

“Pavarësisht se ZRrE ka për obligim reflektimin e çmimit të vërtetë të energjisë, me vite janë mbajtur kosto fiktive për qëllime elektorale. Për më tepër janë larguar masat që ndikojnë në konsum më të kujdesshëm të energjisë, siç janë bllok tarifat. Pra, heqja e tyre ka qenë gabim shume i madh, dëmet e të cilit i kemi ndjerë e parë në vitet e shkuara, e sidomos tani. Kjo krizë vetëm sa i ka theksuar problemet që ne kemi trashëguar . Faturat që ne po paguajmë është ajo e mosveprimit të dy dekadave në zhvillimin e qëndrueshëm në energjinë elektrike”, tha Kurti.

Sipas tij, institucionet e Kosovës në të kaluarën, kanë dështuar në të kaluarën të japin sinjalin tek qytetarët se varësia për tu ngrohur nga energjia elektrike nuk është e qëndrueshme si praktikë.

Sipas Kurtit, në vend se të investohet në zgjerimin e rrjetit të ngrohjes qendrore, kanë aprovuar ndërtimin e mijëra banesave që tani varen nga energjia elekrtike./arbresh.info/

Të ngjashme