Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se familjet që fitojnë më pak se 5 mijë euro në vit do të përfitojnë 150 euro për fëmijë.
Ai përmes një postimi në ‘Twitter’, deklaroi se nënat e papuna do të përfitojnë 250 euro në gjashtë muajt e parë të amësisë së tyre, shkruan portali arbresh.info
“Neni 50 i kushtetutës sonë i garanton mbrojtjen, kujdesin dhe mirëqenien e fëmijëve tanë. Prindërit do të kenë pushim 12-mujor të amësisë/atësisë, ndërsa nënat e papuna do të përfitojnë 250 euro në 6 muajt e parë të amësisë së tyre. Asnjë fëmijë nuk duhet të jetë i uritur apo të lihet pas dore”. Nëse një familje fiton më pak se 7 mijë euro për vit, do të përfitojnë 50 euro për një fëmijë, familjet që fitojnë më pak se 6 mijë euro në vit do të përfitojnë 100 euro për fëmijë, familjet që fitojnë më pak se 5 mijë euro në vit do të përfitojnë 150 euro për fëmijë. Të gjitha familjet do të marrin 20 euro për fëmijët nën 2 vjeç dhe 10 euro për fëmijët nga 2 deri në 6 vjet. 160 çerdhe do të happen për të mundësuar përkujdesje dhe edukim të hershme për fëmijët tanë. Ushqim falas do të ofrohet për të gjithë fëmijë nga klasa e parë deri në të pestën”, shkroi ai.
Ndryshe, Kurti ka paralajmëruar edhe reforma në arsim, ku u zotua se në mandatin e tij do të bëhen shujtat falas për të gjithë fëmijët, eliminimi i notave për klasët fillore të ulëta, kurrikulat e reja dhe edukimi dual që ndërlidh aftësimin profesional me tregun e punës /arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...