Kurti: Familjet po dukeshin të lumtura për shtëpitë e tyre të reja në lagjen Kroi i Vitakut

21:15 | 3 Prill 2024
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka dhënë detaje rreth vizitës së tij në Leposaviq, Banjskë të Zveçanit, Zubin Potok, Mitrovicë të Veriut dhe në lagjen Kroi i Vitakut.

“Patëm takime dhe biseda me kryetarin Lulzim Hetemi, anëtarë të kuvendit komunal të komunës që ai drejton, policë në krye të detyrës në Banjskë, zyrtarë të Agjencisë për Regjistrimin Civil në Zubin Potok, dhe kryetarin Erden Atiqi në Mitrovicë të Veriut”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

Po ashtu, Kurti theksoi se në ditëlindjen e 45-të të heroit Afrim Bunjaku është përuruar labidari kuashtuar aij.

“Sot nuk ishte ditë e zakontë. Në ditëlindjen e 45-të të Heroit të Kosovës, policit Enver Zymeri, përuruam lapidarin kushtuar atij, në vendin ku heroikisht ra në krye të detyrës më 26 korrik të vitit 2011. Përkrah meje ishte djali i tij, Sokoli, e përkrah lapidarit valon flamuri i Republikës”, shkroi Kurti.

Mes tjerash, Kurti tha se familjet që do të hyjnë në shtëpitë e reja në veri u shprehën të ngazëllyer dhe të lumtur.
“U ndalëm edhe në vendpunishtet e shtëpive të reja që po ndërtohen me mbështetjen e Qeverisë. Në lagjen Kroi i Vitakut, na mirëpritën pjesëtarë të familjes Avdyli, Istrefi e Behrami që dukeshin aq të ngazëllyer sa edhe shpreheshin të lumtur për shtëpitë e tyre të reja. Një ditë më parë ndamë edhe katër milionë euro shtesë për subvencionimin e ndërtimit të shtëpive në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq, dhe Zubin Potok për komunitetet joshumicë në komuna.
Qeverisja është shërbim pa dallim dhe pa privilegje”, tha kryeministri.

“Republika është e të gjithë qytetarëve. Qeveria jonë është për të gjithë qytetarët”, shtoi në fund Kurti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme