Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministren, njëherësh ministre për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla-Schwarz, gjatë ditës së sotme është pritur në takim nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se, Kurti falënderoi presidenten von der Leyen për mbështetjen e BE-së në ballafaqimin e Republikës së Kosovës me pandeminë COVID-19 nëpërmjet asistencës financiare dhe sigurimit të vaksinave nëpërmjet mekanizmit COVAX, transmeton arbresh.info
Ai falënderoi Komisionin e BE-së për përpjekjet për të siguruar dozat e reja të vaksinave sa më shpejt të jetë e mundur për Republikën e Kosovës.
Gjithashtu Kurti theksoi prioritetet e Qeverisë për investime që ofrojnë vende të reja të punës dhe reforma në drejtësi. Ai theksoi se me një qeveri që ka punësimin dhe drejtësinë në fokus, është shans i mirë edhe për Bashkimin Evropian që të dëshmojë se reformat për Ballkanin Perëndimor funksionojnë./arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...