Google ADS

Kurti falënderon aktivistët për kontributin në zgjedhjet e 6 tetorit

22:10 | 15 Tetor 2019
Arbresh.info

Lëvizja Vetëvendosje, ka organizuar sot ndjenjë falënderuese për  aktivistët e saj.

Kreu i kësaj Lëvizje, Albin Kurti, iu drejtua një numri të madh të aktivistëve të cilët ishin të pranishëm, duke i falënderuar për kontributin e dhënë për zgjedhjet e 6 tetorit, shkruan arbresh.info

Kurti tha se me qeverinë e tij do të hapin kapitull të ri për Kosovën.

“Aktivisti i panjohur I Lëvizjes Vetëvendosje, është heroi i vërtetë i fitores së 6 tetorit. Tash me qeverinë tonë të re do të hapim një kapitull të ri në të cilën do të ketë heronjtë të punës dhe të paqes, ashtu si e kemi dashur gjithmonë vendin tonë”, tha Kurti.

Kurti tha se populli i Kosovës e ka fituar ëndrrën e kamotshme me 6 tetor dhe një qeveri që do ia realizoj ëndrrat.

“Shqiptarët në vitet e fundit i patën humbur ëndrrat, sepse kishin tepër shumë iluzione. Mirëpo kur I humbet iluzionet nuk e fiton realitetin. Populli ynë e ka rifituar ëndrrën me 6 tetor dhe përveç kësaj e ka fituar qeverinë që do ja realizoj ëndrrën”, tha Kurti.

Kujtojmë se në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje  morri numrin më të madh të votave në Kosovë./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2459476794339796/?notif_id=1571046789771677&notif_t=live_video_explicit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme