Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur për fajin që po ua hedhë qeveria Kurti, qeverive të kaluara.
Limaj në T7 ka thënë se ky narracion është i turpshëm për vendin.
Ai tha se para 20 vitesh Kosova ka qenë shkrumb dhe e shkatërruar, pa asnjë institucion.
Limaj u shpreh krenar që nga shkrumbi e pluhuri kanë arritur ta sjellin Kosovën deri këtu.
“Ky narracion është i turpshëm për Kosovën. Së pari para 20 vjetëve s’ka pasë kurrgjë Kosova, hiç bash kurrgjë. Para 20 viteve e kemi gjetur Kosovën shkrumb, e shkatërruar. Kosova prej 1999 ka qenë pa asnjë institucion. Në 99 ka qenë shkrumb, e shkatërruar. Çka ka pasë për me marrë shembull para 20 vjetve. Çfarë shembulli je duke marrë Ne jemi krenarë që këtë vend nga pluhuri, nga shkrumi, nga okupimi, nga terrori, nga dhuna nga asgjë, dalngadalë, me miqtë tanë ndërkombëtarë, e kemi sjellur ku është sot. Me cilin 20 vjet po bëni krahasim. Ata nuk e njohin historinë e vendit të tyrw, nuk kanë lidhje me të kaluarën e vendit të tyrë. Kur ky vend ka qenë shkrum nuk kanë qenë hiç në Kosovë”, tha Limaj.
Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti kishte thënë se e kanë gjetur shtetin përtoke që gjakonte në të gjitha anët “e tërësisht i papargatitur për sfidat e shekullit 21”.
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...