Kurti: Është takuar Bislimi me Lajçakun, s’ka nevojë unë

17:55 | 7 Nëntor 2023
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar pse nuk e priti dje përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kurti duke iu përgjigjur gazetarëve, theksoi se ‘nuk ka nevojë ta takojë atë’, meqë ka pasur edhe obligime të tjera, derisa shtoi se ‘gjithçka është në rregull’ meqë është zhvilluar takimi mes Lajçakut dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit, shkruan Arbresh.info.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Bislimi, dje (e hënë) pati një darkë pune me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, thuhet se në atë takim u diskutua lidhur me “të gjitha aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit”.

“Është takuar zëvendësi im Besnik Bislimi edhe gjithçka është në rregull. Po unë isha në Klinë dhe në Pejë dhe tash këtu nuk ka nevojë. Kur ka nevojë e takoj edhe unë po tash, Besnik Bislimi është duke kontaktuar komunikuar me të. Nuk është hera e parë që kemi takim me emisarin evropian, por këtë e zhvillon zëvendësi im, i cili është përgjegjës për integrime evropiane zhvillim dhe dialog”, potencoi Kurti./Arbresh.info/

LEXO EDHE: 

Bislimi: Kosova është e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje reciproke

 

Të ngjashme