Kurti-Escobarit: Kosova e përkushtuar për dialogun me Serbinë

14:45 | 4 Dhjetor 2021
S D

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ku diskutuan për çështje të ndryshme.

“Gjatë një bisede telefonike me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, diskutuam rëndësinë e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe përkushtimin tonë për dialogun parimor me Serbinë që çon në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme