Në kuadër të aktiviteteve shtetërore për nderimin dhe shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar 5, 6 dhe 7 marsit.
“Ndonëse fjalët i pasojnë mendimet dhe i paraprijnë veprat, fjalët janë gjithmonë të pamjaftueshme për t’i përçuar si mendimet ashtu edhe veprat. E në rastin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kjo bëhet pamundësia vet, andaj edhe kënga “Mora fjalë” tregon edhe kufijtë e fjalës”, u shpreh Kurti në fjalën e tij të rastit, përcjell Arbresh.info.
“Epopeja e UÇK-së është 26 vjet lavdi, sepse çdo vit që kalon, lavdia e rezistencës së Jasharëve të Prekazit shkon duke u rritur, ashtu sikurse që e tërë trashëgimia e historisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sa vjen e shtohet. Me 5, 6 dhe 7 mars 1998, Ademi me Hamzën dhe me babën Shaban, si dhe të gjithë të tjerët që iu bashkuan atë ditë dhe ata që e vazhduan rrugën e idealeve të tyre në ditët e muajt e vitet në vijim, e bënë historinë me përkushtimin më të madh dhe me vetëdijen më të lartë”, shtoi tutje Kurti.
Në përfundim, kryeministri nënvizoi se në përvjetorët e ardhshëm të Epopesë së UÇK-së, duam ta shndërrojmë Prekazin në një peizazh historik, i cili do të jetë dinjitoz për ta ruajtur dhe kultivuar gjithë historinë e rezistencës së Jasharëve dhe asaj çfarë ajo përfaqëson për neve, por edhe për botën.
“Meqenëse kemi të bëjmë me një ngjarje dhe me një figurë historike që na tejkalon neve. Na tejkalon neve si popull sepse është qëndresë për lirinë universale. Andaj, kjo është mënyra se si ne duhet e do t’i shfaqemi edhe botës, jo vetëm vetvetes”, tha kryeministri./Arbresh.info
Lexo edhe:
Besarta Jashari: Ademi e Hamëza janë dhe do të mbeten në zemrat e gjithë shqiptarëve
Senati miraton buxhetin për mbrojtjen
Hamza premton uljen e tatimit në pronë
Bruksel- Plani i rritjes ekonomike, Rama i pranishëm në sami...
Dugolli pozon me Blinkenin në pritjen e Departamentit të Sht...
Kica-Xhelili: Lista e LDK-së është lista më e mirë që ka Kos...
Von Der Leyen: BE gati për të nisur shqyrtimin e aplikimit t...