Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ende nuk ka vendosur nëse do të shkoj në takimin në Bruksel me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i thirrur nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.
Ai shtoi se për këtë do të flas me ekipin dhe do të vendosë në fillim të javës.
Kurti tha se është i angazhuar në dialog, por tha se po mungon zbatimi i sekuencimit të plotë e pa kushte e pa vonesa i Marrëveshjes bazike dhe Ankesit të zbatimit.
“Unë pata kërkuar që takimi të jetë në javën që po shkon në Bruksel me urgjencë dhe kam propozuar planin pesë pikësh, mirëpo tash kemi një kërkesë që takimi të jetë në javën e ardhshme. Një herë u tha data 22, pastaj data 23, pastaj data sërish 22. Do ta diskutoj me ekipin tim dhe me siguri që do t’i japim një përgjigje javën e ardhshëm”,EO.
“Një sekuencim që do të ishte i balancuar dhe fer, por që praktikisht është krejt i ndryshëm prej asaj që na është ofruar më 26 prill. Jemi të përkushtuar e konstruktivë, por s’mundet që çfarëdo sekuencimi që të ketë më shumë se gjysmën dedikuar neneve 7 dhe 10”.
Derisa ka bërë nderime për të pagjeturit në parkun memorial në oborrin e Bibliotekës, Kurti është pyetur lidhur me deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, e cila deklaroi se është koha të gjendet zgjidhje bashkë me BE-në dhe ShBA-në, por kryeministri nuk ka dhënë përgjigje.
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...