Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presdienti serb, Aleksandër Vuçiç zhvilluan takime me udhëheqësit evropianë këtë të enjte.
Ende nuk ka asnjë deklaratë apo informacion nga çfarë është arritur si rezultat i bisedimeve, por kryeministri i Shqipërisë Edi Rama thotë se është arritur një marrëveshje.
Rama thotë se Kurti ka pranuar propozimin e Bashkimit Evropian për të vijuar negociatat drejt një zgjidhjeje zhbllokuese të Asociacionit përmes instrumenteve të vetë-menaxhimit si kornizë për negociatat e ardhshme.
Sipas Ramës, ky është një moment historik i rëndësishëm.
“E përgëzoj Kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së për të avancuar me vendosmëri drejt zgjidhjes zhbllokuese të Asociacionit përmes instrumenteve të vetë-menaxhimit si kornizë për negociatat e ardhshme. Ky është me të vërtetë një moment historik i rëndësishëm. Liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të demonstrojnë lidership dhe të punojnë ngushtë me partnerët tanë perëndimorë për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Themelore për normalizimin e marrëdhënieve, pa vonesa të mëtejshme. Rajoni ynë meriton paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin për një të ardhme të përbashkët, më të mirë, në vend të konflikteve, lojërave të fajësimit dhe pengesave që na dëmtojnë të gjithëve”, shkroi Rama./Arbresh.info
I commend the Prime Minister of Kosova for accepting the EU proposal to advance firmly towards a deblocking solution on ASM through self-management instruments as a framework for upcoming negotiations. This is indeed an important milestone. The leaders of Kosovo and Serbia should…
— Edi Rama (@ediramaal) October 26, 2023
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...