Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, Nita Shala, zëvendësministre në Ministrinë e Drejtësisë.
Nita Shala është Doktor Shkencash në Drejtësi nga Graduate Institute – Geneva. Ka shkëlqyer gjatë studimeve themelore në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës; në studimet master për drejtësi penale në Universitetin e Oxfordit dhe në studime ekzekutive në Harvard, Shkolla për Qeverisje Kennedy.
Nita Shala është avokate me eksperiencë profesionale në institucione ndërkombëtare. Punoi edhe në zyrën e OKB-së në Gjenevë, për ta këshilluar ambasadën e Republikës së Shqipërisë në proceset e Këshillit për të Drejtat e Njeriut; në zyrën e Prokurorit në Tribunalin e Hagës, e angazhuar në Prokurori kundër Vojislav Sheshel dhe kundër Vlastimir Xhorxhevic, dhe mbështetje ndërkombëtare në EURALIUS dhe PAMECA V në Shqipëri si ekspert ligjor i procesit të implementimit të Reformës dhe themelimit të institucioneve të reja në drejtësi. Nga viti 2018, punon në Katedrën Penale në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës, në lëndët e drejta penale dhe e drejta penale ndërkombëtare.
Është themeluese dhe drejtuese e komunitetit Global Shapers të Forumit Ekonomik Botëror në Tiranë dhe kryesuese e komunitetit të Global Dignity në Shqipëri dhe Kosovë.
Znj. Nita Shala ka eksperiencë profesionale dhe akademike në fushat e antikorrupsionit, reformës në drejtësi, dhe në të drejtat e njeriut. Nita si pjesë e Qeverisë, me njohuritë e saj teorike dhe praktike është shpresë për të shtyrë procesin e vetingut në gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit.
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...