Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shkruar për vizitën e tij në veri të vendit, ku vizitoi biznese të sapohapura e bëri ecje nëpër qytet.
Kurti në Facebook ndau pamje nga vizita, shkruan Arbresh.info.
“Në Leposaviq vendosëm gurthemelin e objektit të ri që do të akomodojë degën e Agjencisë së Regjistrimit Civil dhe nën-stacionin e Policisë së Kosovës në fshatin Leshak, si dhe gurthemelet e shtëpive të reja të familjes Hajdari në Bistricë dhe familjes Miftari në Cerajë. Komunat veriore po ndërlidhen me komunat e tjera të vendit edhe përmes akseve rrugore të reja. Sot, pamë nga afër punimet në rrugën që lidh zonat e Mitrovicës së Jugut me qarkoren Zubin Potok – Zveçan, e cila është e gjatë 6.5 kilometra.” – ka shkruar ndër të tjera Kurti.
Angazhohemi çdo ditë sepse jemi të interesuar që shërbimet e institucioneve të jenë sa më cilësore e sa më afër të gjithë qytetarëve, e mirëqenia e tyre të jetë sa më e madhe.
Në Leposaviq vendosëm gurthemelin e objektit të ri që do të akomodojë degën e Agjencisë së Regjistrimit Civil dhe nën-stacionin e Policisë së Kosovës në fshatin Leshak, si dhe gurthemelet e shtëpive të reja të familjes Hajdari në Bistricë dhe familjes Miftari në Cerajë. Komunat veriore po ndërlidhen me komunat e tjera të vendit edhe përmes akseve rrugore të reja. Sot, pamë nga afër punimet në rrugën që lidh zonat e Mitrovicës së Jugut me qarkoren Zubin Potok – Zveçan, e cila është e gjatë 6.5 kilometra.
Ndërkaq në veri të Ibrit në Mitrovicë, përveçse dëgjuam nga kryetari Erden Atiq më shumë mbi planet e projektet e komunës, ecëm rreth qytetit, duke u ndalur edhe te bizneset e reja që po hapen atje e po e rrisin punësimin, por edhe te Ura e kryesore e Mitrovicës, që bashkon dy anët e brigjeve të lumit Ibër./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...