Google ADS

Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të QKMF-së në Drenas

15:59 | 26 Dhjetor 2024
K.B

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Komunën e Drenasit.

Ceremonia do të mbahet nga ora 08:30.

Ndërsa pas Drenasit, Kurti bashkë me ministrin Vitia nga ora 13:30, do të marrin pjesë në përurimin e renovimit të sporteleve në Klinikën e Kirurgjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës./Arbresh.info/

Të ngjashme