Kurti e vazhdon traditën e kryeministrave, hip në kombanjë

11:55 | 3 Korrik 2022
A. B.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar vizitë tek bujqit e Sopisë së Therandës, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.

Siç bëjnë rëndom kryeministrat e Kosovës, edhe Kurti e ka vazhduar këtë traditë dhe ka shpërndarë foto nga kombaja.

Në profilin e tij në Facebook, Kurti ka shkruar se “15 hektarë grurë i kanë korrur vëllezërit Beqiraj në Sopi të Therandës këto ditët e fundit. Edhe 50 hektarë të tjerë do t’i korrin gjatë javës së ardhshme”.

Postimi i tij i plotë:

15 hektarë grurë i kanë korrur vëllezërit Beqiraj në Sopi të Therandës këto ditët e fundit. Edhe 50 hektarë të tjerë do t’i korrin gjatë javës së ardhshme. Me ministrin e bujqësisë Faton Peci vizituam anën tjetër të bukës sonë, atë të punës dhe djersës së bujqve tanë. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme